Gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës pritet që era të dobësohet në krahasim me ditën e enjte.

Kemi një përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në fundjavë. Përsa i përket vlerave termike, edhe pse është shënuar një rënie e ndjeshme gjatë ditës së sotme, pritet që fundjava të ketë një rritje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Top Channel