“E di që një ditë do të kthehesh”, fjalët prekëse të Pique për Leo Messin

06/08/2021 21:48

Futbollisti i njohur Gerard Pique ka shkruar disa rreshta për Leo Messin.

Katalanasi, përmes rrjeteve sociale, thekson se qyteti i Barcelonës është ndryshe pa Leon, pas më shumë se 20 vitesh në klub.

“Asgjë nuk do të jetë më e njëjtë si më parë. As Camp Nou, aq qyteti i Barcelonës, as ne vetë. Pas më shumë se 20 vitesh në klub, nuk do të veshësh më fanellën e Barcelonës. Realiteti ndonjëherë është shumë i ashpër.

Ne u takuam në vitin 2000, ishim 13-vjeçarë dhe kishim një karrierë përpara nesh. Çfarë karriere! Oh nëne që na linde! Nëse do ta kishim projektuar atëherë, ishte e pamundur ta bënim më mirë. Një çmenduri!

Në sezonin tim të parë, pasi u ktheva te Barcelona, ne fituam tripletën dhe ti u bëre lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Nga Rosario në prekjen e qiellit të Romës. Aty filloi legjenda. Ajo që erdhi më pas është historia. Dhe sa kohë të mira kemi pasur!

Tani po largohesh, por e di që një ditë do të kthehesh. Ka gjëra në pritje që duhen bërë. Argëtohu, kënaqu kudo që të shkosh dhe vazhdo të fitosh siç di vetëm ti. Këtu do të na mungosh. Të dua Leo”, shkruan Pique.

Top Channel