Çështja ‘Timanovskaya’/ Përjashtohen dy trajnerë bjellorusë nga “Tokio 2020”

06/08/2021 11:43

Dy trajnerë bjellorusë kanë humbur akreditimet e tyre olimpike pasi dyshohet se kërkuan largimin me forcë të atletes Krystina Timanovskaya nga Lojërat në Tokio.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) konfirmoi se Artur Shimak dhe Yury Maisevich janë përjashtuar nga Fshati Olimpik, ndrkohë që një hetim është në zhvillim për çështjen.

Rasti i Krystina Timanovskaya tërhoqi vëmendjen globale pasi ajo refuzoi urdhrat e ekipit të saj për të fluturuar në shtëpi.

Ajo tani është në Poloni, ku i është dhënë një vizë humanitare.

Rasti ka vënë përsëri në qendër të vëmendjes Bjellorusinë, e cila është qeverisur nga Presidenti autoritar Alexander Lukashenko që nga viti 1994.

Vitin e kaluar, protestat mbarëkombëtare mbi rizgjedhjen e tij të diskutueshme u shtypën dhunshëm nga forcat e sigurisë.

Bjellorusia thotë se atletja u hoq nga ekipi kombëtar për shkak të gjendjes së saj emocionale.
Por 24-vjeçarja thotë se kjo nuk është e vërtetë, duke thënë se ajo u hoq sepse foli në Instagram për “neglizhencën e trajnerëve të saj”.

Në një deklaratë, Komiteti olimpik tha se kishte hequr akreditimet e dy trajnerëve “si një masë e përkohshme … në interes të mirëqenies së atletëve të Komitetit Olimpik Kombëtar të Bjellorusisë që janë ende në Tokio”.

Top Channel