Ilustrim

Dy persona që u konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës një 33-vjeçar, janë arrestuar nga Policia.

Policia e Bulqizës arrestoi në flagrancë:

B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA