1,238,036 vaksinime janë kryer deri më tani në gjithë vendin që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” .
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri sot.
Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 8.631 vaksinime.
Gushti do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grup-moshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.
Top Channel