Më në fund sistemi VAR/ Edhe në kualifikueset e botërorit të Katarit

05/08/2021 19:07

Në muajin shtator kthehen ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 dhe kombëtarja shqiptare është një prej atyre që do të zbresë në fushën e lojës.

Kuqezinjtë e Edy Rejas do të përballen me Poloninë në transfertë dhe Hungarinë dhe San Marinon në Tirane respektivisht në 2, 5 dhe 8 shtator dhe risia për përfaqësuesen tonë ashtu sikurse edhe për kombëtaret e tjera të kontinentit të Vjetës është se në këto kualifikuese dhe në ato që kanë mbetur do të aplikohet sistemi VAR, që deri tani nuk ishte përdorur.

Qeveria e futbollit evropian nëpërmjet një komunikate për shtyp zyrtarizoi vendimin e marrë nga komitetit Ekzekutiv në muajin korrik të këtij viti për aplikimin e këtij sistemi në sfidat kualifikuese të Kupës së Botës 2022 për zonën evropiane

Sistemi do të jetë operativ që nga java e katërt e këtyre kualifikuese dhe përfshin të gjitha ndeshjet e mbetura të kësaj faze duke nisur nga muaji shtator. UEFA e kishte planifikuar prej kohësh aplikimin e sistemit VAR, por çdo gjë u shty për shkak të logjistikës së komplikuar dhe rreziqeve të lidhura me pandeminë Covid-19

Implementimi i sistemit VAR do të ndodhë në stadiumet e skuadrave pritëse duke përdorur furgonë specifikë që janë të pajisur me aparatet e sistemit VAR të furnizuara nga UEFA.

Top Channel