Maqedonia e Veriut prezanton trajnerin e ri, Milevski pasues i Angelovskit

05/08/2021 20:56

Federata e vendit fqinj ka prezantuar këtë të enjte Bllagoja Milevskin si pasuesin e Angelovskit, i cili u largua nga drejtimi i përfaqësueses pas përvojës historike në Euro 2020.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, gjatë prezantimit deklaroi se objektivi me trajnerin e ri është kualifikimi në Kampionatin e ardhshëm Europian, në vitin 2024.

Dituritë tuaja, pasioni dhe përvoja juaj pa dyshim do të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Vjen në pozicionin e seleksionuesit të përfaqësueses tonë më të mirë, i përgatitur plotësisht për suksese dhe fitore të reja. Ti je njeriu që rigjeneroi gjakun e futbollit të Maqedonisë, krijove një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve, të cilët pas vetes kanë paraqitje në dy Kampionate Europiane, me të rinjtë dhe seniorët. Gjithashtu jemi të sigurt se kjo rrugë do të vazhdojë. Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë tregoi se ka forcë dhe kualitet. Tani gjëja më e rëndësishme është të tregojmë karrakter të fortë dhe përsëri t’i gëzojmë tifozët tanë…”, tha Sejdini mes të tjerash në konferencën për shtyp.

Bllagoja Milevski premtoi angazhim maksimal për suksese të reja të ekipit përfaqësues.

Mund të premtojë angazhim maksimal në punën time dhe profesionalizëm. Duke vlerësuar vlerat njerëzore të të gjithëve, do të punoj me një numër të madh të figurave të njohura. Jam i gëzuar për këtë dhe mezi pres që të nisim me përgatitjet. Objektivi i përbashkët për të gjithë ne është Euro 2024, por për eliminatoret e Botërorit 2022 do të japim gjithçka nga vetja që të kemi eliminatore të suksesshme dhe të jemi konkurrues deri në fund të ciklit…”/ SuperSport

Top Channel