Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar një foto-album nga rikonstruktimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “28 Nëntori” në Fushë-Milot, Kurbin, e cila po rikonstruktohet falë programit “EU4Schools” dhe do të jetë gati këtë shtator.
“Shkolla 9-vjeçare & kopshti “28 Nëntori” në Fushë-Milot, #Kurbin, është një prej 63 institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit që po rikonstruktohet në kuadër të programit #EU4Schools, i financuar nga #BE dhe zbatuar nga @UNDP Albania”, shkruan Ministrja Kushi në publikimin e saj.
Znj. Kushi, shpreh mirënjohjen gjithashtu ndaj partnerëve ndërkombëtarë për kontributin e dhënë dhe nënvizon se:
“Rikonstruktimi i kësaj shkolle është drejt fundit dhe do të jetë gati për të mirëpritur këtë shtator rreth 200 nxënës në shkollë dhe 60 fëmijë në kopsht, në ambiente tërësisht të reja dhe me standardet më të mira europiane”.
Top Channel