Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, bënë me dije se ka zhvilluar një operacion në lagjen Velania të Prishtinës dhe ka identifikuar 22 shtetas shqiptarë, të cilët kanë qenë më qëndrim të pa rregullt në Kosovë.

Këta shtetas kanë qenë të ndarë në tre familje, disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Ndërkaq, janë marrë masat për dëbimin e tyre dhe depërtimin drejt Shqipërisë, përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë.

“Shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel