Gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe operator Ilia Poci janë duke raportuar në mes të flakëve që kanë pushtuar Dhrosopiji, zonën në periferi të Athinës.

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga  zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë. Pamjet e realizuara nga operatori i Top Channel në Athinë, Ilia Poci tregojnë zonën e Dhrosopijit në periferi të Athinës, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.

Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.

Sipas gazetarit në vendngjarje është edhe ministri i Energjisë së Greqisë, Kostas Krekas, i cili po sheh nga afër zonën e prekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA