E papritur, rinovimi i Messit me Barcelonën, i pamundur!

05/08/2021 20:04

Ndryshim i papritur në tratativat për rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

Negociatat, që konsideroheshin thuajse të mbyllura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë pa kthim, që duket e pamundur për t’u zgjidhur. Argjentinasi është, tani, më larg së kurrë rinovimit me Barcelonën dhe Joan Laporta, president i klubit, e ka të qartë situatën.

Te Barcelona, sipas “Marcas”, e kanë të vështirë të gjejnë mënyrën për ta komunikuar rezultatin e bisedimeve. Orët e fundit është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit, por nuk u gjet një zgjidhje për zyrtarizimin e marrëveshjes. Siç u theksua më herët, Leo Messi nuk ka qenë kurrë më larg rinovimit me Barcelonën sesa sot.

Sapo të merret zyrtarisht ky vendim, panorama te Barcelonës do të ndryshojë rrënjësisht. Sepse shuma vjetore që përfiton Messi, nëse kursehet do t’i jepte frymëmarrje klubit në aspektin financiar.

Rinovimi i Messit kërkoi një përpjekje të fortë, që e detyroi klubin të dobësonte skuadrën dhe të ulte konkurrencën. Për më tepër, nëse ata i dorëzoheshin presionit dhe refuzonin marrëveshjen e LaLiga me fondin CVC, situata e tyre do të bëhej edhe më e komplikuar. Duket një mision kaq i pamundur.

Top Channel