Numri i vaksinimeve që kryhen në ditë ka rënë mesatarisht në 7 mijë apo 8 mijë vaksinime në ditë, në këto ditë gushti, ku më së shumti qytetarët janë larguar për pushime.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë thirrje për t’u vaksinuar në mënyrë që vjeshta të na gjejë disi të mbrojtur përballë mutacionit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi edhe tek ne.

Një person i vaksinuar mund të infektohet edhe mund të jetë me ose pa simptoma, madje ka disa raste në vendin tonë që rreziku më i madh është se ai infekton të tjerët edhe kur është asimptomatik.

Në Shqipëri, deri më tani janë vaksinuar me dy doza 24% e qytetarëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej ditën u bën thirrje vendeve të zhvilluara të stopojnë me dozat e treta të vaksinimit në popullatë, në mënyrë që të sigurohen sasi vaksinash edhe për vende të tjera që janë ende tek dozat e para.

Top Channel