Shefja e Njësisë për Shqipërinë në Bruksel flet në seancën e PE-së: Polarizimi politik po kufizon mbikëqyrjen parlamentare, të forcohet gjyqësori Sali Berisha zgjodhi të replikojë drejtpërsëdrejti me Yuri Kim, pas intesifikimit te përpjekjeve të diplomates amerikane për të larguar nga Parlamenti duke mos i kursyer sulmet në adresë të saj.
Në mënyrë të pazakontë Sali Berisha bëri publike edhe qëndrimin që Lulzim Basha mbajti në takimin me përfaqësuesen e ambasadës amerikane.
SHBA kërkojnë që Partia Demokratike të përjashtojë nga grupi parlamentar liderin historik të saj. Por, Sali Berisha i bëri të qartë Lulzim Bashës se ai nuk ka forcë ta largojë nga partia që ai vetë e themeloi.
Ish kryeministri u shpreh kundër çdo teze për bashkëqeverisje PD-PS, ndërsa bëri me dije se avokati i tij ka depozituar në gjykatën e Parisit padinë për shpifje ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Top Channel