Vrau kushëririn me armë gjahu pas sherrit për tokën, gjykata jep vendimin për Kastriot Hasallën. Çfarë i kërkoi trupës gjykuese

04/08/2021 11:37

Kastriot Hasalla, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla ka dalë para gjykatës së Lushnjes që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Para trupës gjykuese, Kastrioti ka pohuar autorësinë e vrasjes dhe i ka kërkuar që të mos mbajnë në burg djalin dhe vëllain e tij pasi nuk kanë qenë bashkëpunëtorë në ngjarje.

Sipas tij, krimi është kryer në kushte të rënduara psikike.

Krimi ndodhi pesë ditë më parë në fshatin Garunjas dhe për këtë ngjarje janë arrestuar dhe djali i Kastriotit, Mario, si dhe vëllai Afrim Hasalli, për të cilët është vendosur “burg pa afat”.

Prej disa vitesh, të dyja palët kanë qenë në një konflikt për një sipërfaqe toke.

Disa ditë para krimit, midis tyre ka patur një konflikt verbal, ndërsa mëngjesin kur ndodhi ngjarja e rëndë u përdoren edhe armët. Romeo Hasalla ka shkuar bashkë me vëllezërit dhe babanë për të frezuar tokën, por në këtë moment kushëriri i tyre, Kastriot Hasalla tentoi t’i ndalojë dhe qëlloi me armë gjahu.

Plumbat kapën Romeo Hasallën, i cili humbi jetën në spital ndërsa u plagosën babai me dy djemtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA