Një banesë në fshatin Dukat Mal ka marrë flakë si pasojë e shkëndisë elektrike.
Halim Koshena 70 vjeç jetonte së bashku me bashkëshorten në këtë banesë.
Sipas tyre, shkak i rënies së zjarrit ka qenë në shkëndije elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar, ku nga flakët është djegur pjesërisht çatia e banesës, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Ndërkohë kanë qenë vetë familjarët, të ndihmuar dhe nga banorët, të cilët kanë fikur zjarrin.
Rastet kur banesat janë përfshirë nga flakët, pikërisht si pasojë e shkëndijave elektrike janë të vazhdueshme. Amortizimi i rrjetit elektrik, mungesave e kontrolleve apo ndërhyrja pa ndihmën e profesionistëve, rrit rrezikun e incidenteve të tilla, që shkaktojnë dëme të shumta materiale, por dhe rrezikojnë jetë njerëzish.
Top Channel