Holanda i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Shqipërisë, vend që është në flakë prej shumë ditësh.
Holanda ka konfirmuar sot ardhjen e 2 helikopterëve nga ky vend në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve. Helikopterët mbërrijnë të premten ndërsa operacionet fillojnë të shtunën.
“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE-së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë.Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa operacionet do të fillojnë ditën e shtunë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Holandës në Shqipëri.
Kujtojmë se edhe Komisioni Evropian ka dhënë ndihmë për situatën e zjarreve në vendin tonë, ata po mobilizojnë me shpejtësi mbështetje në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.
Top Channel