Shkeljet e përsëritura të të drejtave të udhëtarëve nga Wizz Air/ Autoritetet e aeroportit:  Do të ketë sanksione!

04/08/2021 15:38

ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, pas ndërprerjeve të shumta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit duke shkaktuar shqetësime për qindra pasagjerë, kontaktoi me Wizz Air duke i bërë thirrje transportuesit që të respektojë Rregulloren e Komunitetit 261 të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e udhëtarëve ajrorë.

Autoritetet e aeroportit, në fakt, gjetën episode të shpeshta të anulimeve të fluturimeve, prenotim të tepërt dhe vonesa të zgjatura, të cilat shkaktuan shqetësime të konsiderueshme për pasagjerët, dhe në disa raste gjithashtu krijuan probleme të rendit publik.

Autoriteti i ka komunikuar kompanisë Wizz Air që në përfundim të procedurave të verifikimit, nëse vërtetohen shkeljet e raportuara, do të aplikohen gjobat maksimale, duke marrë parasysh edhe faktin se mosrespektimi i Rregullores nga transportuesi ndodhi disa herë gjatë sezonit aktual.

Thirrja e ENAC synon gjithashtu verifikimin e programeve në lidhje me flotën dhe ekuipazhet në dispozicion, me qëllim vlerësimin e nevojës së mundshme për një zvogëlim të funksionimit ose një kufizim të shërbimeve, duke miratuar, në të njëjtën kohë , çdo iniciativë të mundshme për të respektuar angazhimet e ndërmarra me shitjen e biletave, duke zvogëluar kështu rastet e prenotimeve dhe anulimeve.

Me këtë rast, ENAC riafirmon, misionin e tij institucional, atë se pasagjerët janë në qendër të tyre.

Ata rekomandojnë që të gjithë operatorët në sektor, duke marrë parasysh udhëtimet verore, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar sigurinë, efikasitetin dhe përpikërinë e operacioneve, të shmangin problemet e mundshme, të kontrollojnë paraprakisht disponueshmërinë e përshtatshme të burimeve dhe mjeteve njerëzore, të garantojnë cilësinë e shërbimeve dhe të drejtat e udhëtarëve, me vëmendje të veçantë ndaj personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe personave që kanë nevojë për ndihmë.

Top Channel