Punonjësit e  Transportit  Urban në Shkodër organizuan një grevë në shenjë proteste për mos-plotësimin e disa kushteve që ata kërkojnë nga Bashkia.

Administratori i këtij transporti, Melidion Dervishi, thotë se transporti urban është në vështirësi totale dhe Shkodra rrezikon të mbetet pa transport publik. autobusët pezulluan punën gjatë gjithë ditës së mërkurë.

Sipas përfaqësuesve të këtij shërbimi, janë bërë shumë shkresa ndaj institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje. Bashkia Shkodër ka reaguar dhe cila kërkon nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” SH.P.K respektimin e kontratës, respektimin e licencës në bazë të ligjit.

Lidhur me kërkesat e paraqitura nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” SH.P.K Bashkia Shkodër do të përcjellë dikasterit përkatës kërkesën për të vlerësuar rishikimin e normativave ligjore për subvencionin për grupet në nevojë, të cilat deri tani nuk janë të parashikuara me ligj.

Top Channel