Një tërmet me magnitudë 6 është shënuar në lindje të Tokios, rreth orës 05:30 sipas orës lokale.

Lëkundjet u ndjenë edhe nga atletët dhe gazetarët të cilët ndodhen në Tokio për Lojrat Olimpike dhe raportuan se ndejnë lëkundje për rreth 3 minuta.

Tërmeti me thellësi 30 kilometra kishte epiqendrën në det, rreth 40 kilometra larg nga toka. Gazetari i CNN, Will Ripley shkroi në Twitter: “Tërmet në Tokyo, tani. Unë kam ndjerë lëkundje për rreth 30 sekonda. Vazhdon sërish”.

Ndërkohë një tjetër gazetar tha se pasqyra e dhomës ku po qëndronte u dridh për rreth 3 minuta. Nga lëkundjet e këtij tërmeti nuk u raportuan për dëme materiale apo viktima.

Top Channel