Normalizohet situata e zjarreve në Vlorë/ Shuhen flakët në gjirin e Gramës
04/08/2021 19:38
Rreth 70 forca të Ushtrisë së bashku me ADZM Vlorë kanë bërë te mundur të shuajnë një zonë konsiderueshme në skajin jugor te zjarrit mbi gjirin e Gramës në afërsi të pyllit të Llogorasë.
Gjatë një pune disa orëshe së bashku me helikopterët nga ajri situata nga zjarret është normalizuar , por rreziku nuk ka kaluar për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fuqishme në atë zonë.
Punonjësit e Zonave të Mbrojtura Vlorë shprehen se rreziku nuk ka ikur ende, ndaj duhet të jemi të gjithë në gatishmëri pasi zjarri mund të afrohet Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Tymi i zjarrit nga krahu i jugut te Karaburunit është duke duke arritur majën e malit 1350 m mbi nivelin e detit dhe po i drejtohet Llogorasë.
Top Channel