Meta ‘sfidon’ mazhorancën, kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

04/08/2021 16:12
Presidenti Ilir Meta

Pas ‘Ligjit për të Huajt’, Presidenti Meta ka sfiduar sërish mazhorancën duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ me fuqinë e ligjit për Menaxhimin e sistemin buxhetor.

Përmes tij, ekzekutivi rriti deficitin buxhetor në 120.5 miliardë lekë, nga rreth 108 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit duke rritur rrjedhimisht borxhin publik.

Përmes këtij Akti Normativ financat kanë thyer rregullin fiskal të 2021, që përcakton se çdo vit borxhit duhet të vijë duke u ulur, duke shtyrë konsolidimin fiskal për vitin 2022, teksa si rregull ligjet organike të buxhetit nuk ndryshohen me akte normative.

Në argumentat e kreut të shtetit theksohet se ky Akt Normativ tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave pasi miratimi i tij me fuqinë e ligjit nuk justifikon nevoja e as urgjenca. Pasi sipas tij aktet ligjore të shpalljes së fatkeqësisë natyrore nga tërmeti dhe pandemia kanë përfunduar.

Ky akt normativ duhet të plotësonte parakushtin për një situatë emergjente nënvizon Presidenti Meta në argumentet e tij duke shtuar se është tërësisht në shkelje të Kushtetutës.

Qeveria ka marrë pa të drejtë funksionet ligjvënëse të Kuvendit thuhet ndër të tjera, duke i dhënë këtij Akti Normativ fuqi ligjore, në kushtet kur nuk justifikohet urgjenca e situatës.

Miratimi i tij theksohet në argumentat e kreut të Shtetit shton rrezikun për rritjen e mëtejshme të borxhit publik dhe nuk garanton qëndrueshmëri të financave publike në kohë kur niveli i borxhit pritet të kapërcejnë 80% këtë vit.

Teksa sjell në vëmendje porositë e institucioneve financiare ndërkombëtare për qeverinë për mbështetje për të amortizuar efektet e pandemisë dhe moderim të investimeve publike, presidenti Meta shkon në të njëjtën linjë duke i kërkuar qeverisë vëmendje të shtuar ndaj kategorive në nevojë të prekura më shumë nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA