Lojërat Olimpike të Tokios preken nga COVID/ 322 të infektuar deri tani, mes tyre 3 notarë grekë

04/08/2021 19:33

Numri i të infektuarve me COVID në Lojërat Olimpike të Tokios ka shkuar në 322.

U raportua se u zbuluan të paktën 29 raste të reja që përfshinin tre notarë grekë.

Komiteti Olimpik Grek një ditë më parë theksoi se ekipi i tij do të tërhiqet nga gara pasi notarët ishin infektuar me COVID.

Komiteti organizator i Lojërave Olimpike të Tokios tha se gjithsej 322 infektime janë raportuar deri më tani, gjatë lojërave më të mëdha në botë.

Ndërkohë, Tokio, qyteti i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, raportoi 4.166 raste të reja me koronavirus.

Deri më tani, Japonia ka raportuar gjithsej 956.407 raste, përfshirë 15.219 vdekje.

Top Channel