Një person ka vdekur dhe 221 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.  Në total numri i rasteve aktive është 888.

Top Channel