Rekord botëror në atletikë, Biles garon në olimpike, fiton medaljen e bronzit

03/08/2021 15:25

Simone Biles garoi më në fund në një finale gjimnastike në :Lojërat olimpike të Tokios. gjimnastja amerikane që pati një betejë me shëndetin e saj mendor, mori pjesë në finalen e ushtrimeve në traun e ekuilibrit për femra ku arriti të marrë medalje, atë të bronztë, ndërkohë që kampione olimpike u shpall adoleshentja kineze Guan Chenchen. Kjo finale ishte gara e parë e Biles në Tokyo 2020, pas tërheqjeve të saj javën e kaluar nga të gjitha finalet e tjera të mëparshme

Në atletikë, regjistrohet një rekord botëror dhe kjo ndodhi në garën 400 m me pengesa për meshkuj. Ishte norvegjezi Ëarholm ai që e vendosi  këtë rekord  me kohën 45.94 sekonda duke thyer atë të mëparshmin që e kishte vendosur po ai vetë, 46.70 sekonda. Vlen të theksohet se në këtë garë vetëm 4 atletë në botë kanë mundur të regjistrojnë një kohë nën 47 sekonda.

Në garën e kërcimit së gjati për femra, medalja e artë i shkoi atletes gjermane Malaika Mihambo duke i rrëmbyer triumfin amerikanes Brittney reese. Mihambo e siguroi medaljen e artë vetëm në tentativën e fundit ku kërceu distancën prej 7 m, ndërsa Reese e mbylli garimin me 6.97 m. medaljen e bronztë e fitoi nigerania Ese brume edhe kjo me 6.97 m.

Në futbollin e femrave, Suedia është skuadra e dytë finaliste e këtij turneu. Skuadra skandinave mundi në gjysmëfinale Australinë me rezultatin 1-0 dhe kjo për futbollistet suedeze do të jetë finalja e dytë olimpike radhazi pas asaj të 2016 kur humbën ndaj Gjermanisë. protagoniste e përfaqësueses suedeze u bë Fridolina Rolfo, autore e golit të fitores për skuadrën skandinave që në finale do të përballet me Kanadanë

Në hedhjen nga trampolina 3 m për meshkuj, medaljen e artë e fitoi kinezi Xie Siyi  që në total grumbulloi 558.75 pikë duke lënë në vendin e dytë me medaljen e argjendtë bashkëkombasin e tij Ëang Zongyuan me 534.9 pikë, ndërsa në vendin e tretë duke fituar medaljen e bronztë u rendit britaniku Jack Laugher me 518 pikë.

Top Channel