Përmbushen parashikimet, Brazil-Spanjë finalja e meshkujve në Olimpiadë!

03/08/2021 17:53

Ashtu siç edhe parashikohej do të diskutohet mes Spanjës dhe Brazilit finalja e futbollit të meshkujve në Olimpiadën Tokyo 2020.

La Roja dhe Seleçao edhe pse me shumë vështirësi ja dolën të eliminonin respektivisht Japoninë dhe Meksikën dhe tashmë do të diskutojnë mes tyre medaljen e artë. Në gjysmëfinalen ndaj Japonisë në Saitama, Spanja iu fal një goli të Marco Asensio në minutën e 115-të për të vendosur fatet e këtij takimi, me 90 minutëshin që u mbyll në barazim pa gola.

Sfida mes Brazilit dhe Meksikës që u luajt në Kashima u vendos nga penalltitë pasi koha e rregullt dhe 30 minutat e shtesës nuk prodhuan asnjë gol. Te penalltitë brazilianët u treguan më të saktë duke shënuar 4 nga 4 ndërsa meksikanët gabuan dy herë.

 

Top Channel