Raporti 100 ditësh i Qeverisë Kurti ka vënë në pah përplasjet kryesore të pozitës e opozitës.

Ndër temat e para ishte procesi i vaksinimit, për çka opozita kërkoi shtim të kapaciteteve për vaksinim masiv para muajit shtator.

Por, mendim tjetër ndajnë nga pozita, të cilët këtë proces e shohin si “storje suksesi”.

Pas vaksinimit, një pjesë të debatit e morën punësimet familjare të deputetëve në institucionet publike.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se të gjithë deputetët kanë të paktën një familjarë të punësuar.

Opozita poashtu kritikoi ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Liburn Aliu për tenderin e tiketave ngjitëse, duke e quajtur “hajni e pastër”.

Top Channel