“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.
Në një komunikatë për media të kësaj partie u bëhet thirrje të gjithë anëtarësisë së saj nga komunitetet jo shumicë, por edhe të tjerëve nga këto komunitete që nuk janë pjesë e tyre, që të aplikojnë për të kandiduar për asambletë komunale.
“Inkurajojmë kandidimin e grave në veçanti për shkak se është shqetësuese se si në të kaluarën nga komunitetet jo shumicë nuk ka pasur gra nëpër asambletë komunale. Kjo është e papranueshme dhe flet për një ngërç shoqëror që duhet tejkaluar, andaj u bëjmë thirrje grave të kandidojnë e ta shtyjnë njëra-tjetrën të kandidojnë nëpër listat tona për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me datë 17 tetor të këtij viti.
Demokracia e përfaqësimi plotësohen e shumë çështje të rëndësishme për komunitetet shtyhen përpara duke u bërë pjesë e garës zgjedhore dhe duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe komuniteteve të cilave u takojmë. Vetëm bashkë mund t’ia dalim e t’i realizojmë ndryshimet që i synojmë”, përfundon komunikata.
Top Channel