Një sportiste nga Bjellorusia e cila refuzoi urdhrin e ekipit të saj për tu kthyer në në shtëpi po kërkon azil në Poloni.
Krystina Timanovskaya e kaloi natën e siguruar në një hotel nën mbrojtjen e policisë japoneze, pasi tha se ajo u dërgua me forcë në aeroport pasi kritikoi trajnerët.
Ajo tha se ndihet e frikësuar , dhe e pa sigurt nëse kthehet në shtetin e saj.
Bjellorusja në një video të shpërndarë ne mediat sociale tha se ajo u përjashtua nga skuadra për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe se ishte nën presion nga trajnerët .
“Ata po përpiqen të më nxjerrin jashtë vendit pa lejen time. Ata thanë se duhet të eliminohem nga Olimpiada dhe të kthehem në shtëpi sepse ndikoj në performancën e ekipit,”.
24 vjeçarja u fotografua duke hyrë në ambasadën polake në Tokio të hënën pasi mbërriti me një furgon pa logo.
Të hënën, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams tha se kishin marrë masa kundër komitetit Bjellorus. Ata ndaluan disa zyrtarë, përfshirë djalin e presidentit, për dështimin në mbrojtjen e atletëve.
Top Channel