Lojrat “Tokyo 2020”, jepen medalje në atletikë dhe peshëngritje

02/08/2021 15:22

Në Lojërat Olimpike të Tokios janë dhënë medalje të tjera, kryesisht në atletikë. kështu në garën e kërcimit së gjati, triumfi i shkoi atletit grek, Miltiadis Tentoglou që fitoi pas një gare vërtet dramatike. Tentoglou fitoi këtë disiplinë duke kërcyer në distancën 8.45 m.

Atleti grek e regjistroi këtë rezultat në tentativën e gjashtë dhe të fundit të tij duke ia rrëmbyer triumfin rivalit të tij, atletit kubanez Juan Miguel Echevarria. Edhe ky i fundit kërceu 8.41 m por  rezultati i dytë më i mirë i tij ishte inferior kundrejt atij të Tentoglou. medaljen e bronztë e fitoi atleti tjetër kubanez, Maykel Masso me 8.21 m

Në garën e 100 m me pengesa për femra triumfoi Camacho quinn nga Porto Rico duke bërë historinë, teksa bëhet e para atlete portorikane që fiton një medalje të artë në evenimente madhorë. Camacho Quinn që në gjysmëfinale vendosi një rekord olimpik me 12.26 sekonda, finalen e kësaj disipline e fitoi me kohën 1.37 sekonda.

Medalje e artë u dha edhe në peshëngritje në peshën deri 76 kg për femra. Triumfuesja në këtë kompeticion ishte ekuadoriania Neisi Dajomes që arriti në 263 kg në dygarësh. medaljen e argjendtë e fitoi  amerikania Katherine Elizabeth Nye me 249 kg, ndërsa e bronzta i shkoi meksikakes Aremi fuentes Zavala.

Top Channel