Skuadra nga La Liga spanjolle po planifikon që të rivalizojë Arsenalin në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit Lautaro Martinez, raporton “Tuttosport”.

Krerët e Atletico Madridit thuhet se janë të gatshëm që të ofrojnë shumën prej 90 milionë eurove që po e kërkon Interi për 23-vjeçarin, i cili vazhdimisht po spekulohet me një transferim tek Arsenali, përcjell KosovaPress.

Teksti vazhdon pas reklamës
Bëhuni aktiv në shtrat si dikur, prostata nuk do të jetë më problem!

Lautaro ishte ndër lojtarët kyç të Interit sezonin e kaluar, ku i ndihmoi “Nerazzurët” drejt titullit të parë në 11 vjet dhe duke regjistruar 17 gola në 38 paraqitje.

Skuadra e Arsenalit dëshiron ta transferojnë atë në Londër, dhe në marrëveshje pritet ta përfshijnë edhe mbrojtësin spanjoll Hector Bellerin, për të cilin interesim ka shprehur skuadra e Interit.

Top Channel