Arrihet marrëveshja Chiellini te Juve deri në vitin 2023!

02/08/2021 22:44

Giorgio Chiellini do të vazhdojë aventurën e tij me Juventusi.

Kapiteni ka arritur akordin me drejtuesit e klubit bardhezi për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2023.

Aktualisht kampioni i Europës me Italinë në Euro 2020 është pa kontratë por për Juventusin Chiellini është një legjendë e klubit dhe marrëveshja mes palëve është arritur shpejt teksa tashmë pritet vetëm e zeza mbi të bardhë që gjithçka të marrë formë zyrtare.

Me rinovimin edhe për 2 vite Juvja i ka dhënë mundësinë 37-vjeçarit të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta me shpresën që të grumbullohet për Botërorin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në periudhën nëntor-dhjetor dhe të udhëheqë Italinë drejt titullit Botëror pas trofeut të fituar në Euro 2020.

Top Channel