Vatrat e zjarrit në Mamurras vijojnë të jenë aktive, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë.

Zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe me pisha e shkurre, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e tyre.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel nga zjarri rrezikohen edhe banesat aty pranë.

Ashtu siç bëri me dije edhe ministri Peleshi, flakët e zjarrit në vend janë aktive në 5 vatra deri më tani, ku më kritiket mbeten edhe ato në Karaburun dhe në Kurbin.

Top Channel