Tre persona rrahën me grushta çiftin. Një 59 vjeçar u arrestua për përndjekje, çfarë ndodhi orët e fundit në Vlorë

01/08/2021 12:27
Foto ilustruese

Vlorë – Një person është arrestuar për veprën penale “Përndjekja” si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

59 vjeçari i identifikuar me inicialet G. A., banues në fshatin Kropisht, u arrestua sepse ka përndjekur dhe shqetësuar një shtetase.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Romës, Selenicë.

Në vijim të veprimeve, u ndalua shtetasi Xh. P, 28 vjeç, banues në fshatin Romës, pasi gjatë kontrollit pranë banesës së tij, në një sipërfaqe toke, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin Z. M, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Pilur, Himarë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit D. I., 50 vjeç, B. I., 41 vjeçe dhe I. J., 23 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta dhe sende të forta shtetasit R. DH., dhe A. Dh., (bashkëshortë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA