Rritet në 259 numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

01/08/2021 21:27

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët janë prekur nga koronavirus u rrit në 259.

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 18 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Tokios 2020.

Në mesin e 18 të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden edhe atletë që konkurrojnë në gara.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Top Channel