Ka frikë të kthehet në vendin e saj, atletja bjelloruse kërkon azil në Japoni

01/08/2021 22:38

“I kërkoj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të më ndihmojë, po më bëjnë presion dhe po përpiqen të më nxjerrin jashtë vendit (Japonisë) pa lejen time.”

Kjo është thirrja dëshpëruese e atletes bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, pasi fedeata e saj e detyroi të largohej nga Japonia këtë të diel për shkak të fjalëve që kishte përzgjedhur në një postim në Instagram, ku fliste për “neglizhencën e trajnerëve tanë”.

Të premten, pasi Tsimanouskaya komentoi menaxhimin e keq që po i bëhej ekipit kombëtar Bjellorus, mediat e vendit (Bjellorusi) nisën një fushatë kundër saj. Tani atletja ka frikë të kthehet në Bjellorusi, pasi zyrtarët e çuan në aeroportin e Tokios (Haneda) me forcë.

Tsimanouskaya, 24 vjeçe, nuk e kritikoi qeverinë, por thjesht u ankua se kishte probleme me shkresat dhe se e nënshkruan regjistruar në një garë për të cilën ajo nuk ishte trajnuar (stafetat).

Atletja e distancave te shkurtra (100 dhe 200 metra) tregoi se kishte frikë dhe refuzoi të ngjitej në aeroplanin që do ta kthente në Bjellorusi. Këtë të hënë, sipas programit fillestar, ajo duhet të marrë pjesë në Lojëra.

“Ata (zyrtarët e Komitetit Olimpik të Bjellorusisë) nuk më shpjeguan asgjë. Më thanë vetëm të paketoja gjërat e mia. Më blenë një biletë dhe më shoqëruan në aeroport,” tha atketjai. Synimi i saj, siç raportohet nga “Reuters” është të qëndrojë në Tokio dhe të kërkojë azil. Austria ose Gjermania duken opsionet më të mundshme.

“Nuk do të kthehem në Bjellorusi,” i tha ajo Agjencisë Reuters në një mesazh nëpërmjet Telegram Messenger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA