Në ora 24:00 me orë lokale në aeroportin e Bejrutit mbërriti një charter i paguar nga qeveria shqiptare me 19 fëmijë dhe gra të nxjerrë nga kampi Roj në Siri.

I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu nga aerporti Bejrutit thotë se 19 gratë dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Përpara nisjes nga Siria ata janë testuar per Covid19.

Në aeroportin e Libanit ishte për t’i pritur ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi.

“Sot është një ditë e mirë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të sjellë edhe shqiptarin e fundit nga Siria” deklaroi ai për Top Channel.

Pas një qëndrimi disa orësh në Liban ata do të udhëtojnë drejt Tiranës.

Top Channel disponon listën e plotë të 19 personave por për arsye etike dhe privacie ka vendosur mos t’i publikojë emrat e plotë.

Drejt Tiranës

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Gledis Nano drejtor i antiterrorit shqiptar dhe kolegun Indrit Doda.

Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA