Lautaro Martinez këtë të hënë do të jetë në fushën stërvitore të “Appiano Gentiles” për të nisur përgatitjet me Interin, për momentin vetëm kjo është e sigurt nga e ardhmja e argjentinasit.
“El Toro” është nën kontratë deri në vitin 2023 , por nëse nuk vjen rinovimi që duket ende larg duke qënë që sulmuesi ka ndryshuar edhe menaxher, atëherë largimi i tij nga ziklatërit mund të vijë edhe gjatë merkatos së kësaj vere për të mos humbur verën e ardhshme nën koston e dëshiruar.
Arsenali që ofroi 80 milionë për kartonin e Lautaros nuk është dorëzuar edhe pse mori refuzimin e vetë futbollistit i cili preferon Spanjën. “Topcinjtë” që prej disa kohësh bisedojnë me drejteusit e Interit në lidhje me kalimin e Bellerin në Milano, por kërkojnë të bindin Martinezin që të ndërmarrë itinerarin e kundërt edhe pse duket e vështirë. Ndërkohë sipas mediave në Angli edhe Tottenhami po përgatit një ofertë për 23-vjeçarin i cili do të ishte zëvendësuesi ideal i Harry Kane me kapitenin që është gjithnjë e më tepër larg Spursave.
Në anën tjetër Interi edhe pse dëshiron ta mbajë në skuadër Lautaron, fakti që ai nuk po rinovon i ka bërë drejtuesit italian të mendojnë për një zëvendësues dhe emri më i kuotuar është ai i Dusan Vlahovic. 21-vjeçari realizoi 21 gola në sezonin e fundit të Serisë A me fanellën e Fiorentinës.
Top Channel