Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se vatrat e zjarrit në Komunën e Pejës janë lokalizuar dhe autoritetet po punojnë në vënien nën kontroll të tyre.

Të premten, në fshatin Shtupeq të Rugovës shpërtheu zjarri dhe sipas ministrit Sveçla, në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe misioni i KFOR-it.

“Gjendja e vatrave të zjarrit është lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrfikësit, FSK-ja dhe KFOR-i, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim. Qytetarët dhe prona e tyre, deri në këto momente, janë të sigurt dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim”, tha ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook sipas REL.

Të premten, ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se me ndihmën e KFOR-it, kanë ndërhyrë nga ajri përmes dy helikopterëve, që zjarri të mos përhapet në zonat e banuara në rajonin e Rugovës./

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA