Rekorde të reja botërore, garuesi e notit përballen gjatë lojërave olimpike në Tokio 2020

31/07/2021 15:28

Një tjetër rekord botëror regjistrohet në garat e notit në Lojërat Olimpike të Tokios. këtë radhë është amerikane Caeleb Dressel ai që  e arriti diçka të tillë në garën e 100 m stil flutur duke fituar në të njëjtën kohë edhe medaljen e tij të tretë të artë në këtë eveniment. Dressel e fitoi  këtë garë me kohën 49.45 sekonda duke e përmirësuar me 5 të qintat rekordin e mëparshëm botëror të vendosur nga ai vetë në Botërorin e notit në 2019..

Rekord botëror është vendosur edhe në garën stafetë të përzier 4×100 m katërnotim, një disiplinë që është këtë vit është përfshirë për herë të parë në programin olimpik. Ishin notarët dhe notaret britanike që vendosën këtë rekord të ri botëror teksa e fituan këtë gatë me 3 minuta 37 sekonda e 58 të qintat, kohë kjo që ishte rreth 1 sekondë më e ulët se rekordi i vendosur nga kina vitin e kaluar

Katie Ledecky triumfon sërish, këtë radhë në garën e 800 m stil i lirë për femra duke fituar medaljen e artë Olimpike në këtë disiplinë për herë të tretë radhazi. Notarja amerikane, këtë radhë arriti ta thyejë rivalen e saj Ariarne Titmis duke fituar këtë garë me kohën 8 minuta 12 sekonda e 57 të qintat me Titmus që fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa të bronztën e fitoi italiania Simona Quadarella

Kaylee mcKeoën po rezulton mbretëresha e garës së stilin shpinë. pasi fitoi medaljen e artë në 100 m të kësaj disipline, ajo fitoi edhe në garën e 200 m. Notarja 20 vjeçare e fitoi këtë garë me 2 minuta 4 sekonda e 68 të qintat duke lënë pas kanadezen Kylie Masse që fitoi medaljen e argjendte.

britania fitoi medalje të artë edhe në garën stafetë te triatlonit të përzier, falë skuadrës së saj Brownlee. Kjo skuadër e formuar nga Alex Yee, Jessica Learmonth dhe Georgia Taylor  Broën, fitues të medaljeve të argjendta në garat e tyre individuale, e la në vendin e dytë SHBA me 14 sekonda më shumë, ndërkohë që medaljen e bronztë e fitoi skuadra e Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA