47 vjeçarja ‘rebele’ e pasarelave Kate Moss ‘kapet’ në Ibiza me modelin 24 vjecar (fotot)

31/07/2021 20:32

Kate Moss ka hapur agjencinë e saj të modelingut në 2016 teksa kërkon të zbulojë yllin e ardhshëm të botës së modës.

Por dikur rebelja e pasarelave, duket se po ngatërron punën me qejfin, sipas tabloidëve britanikë, teksa fotografohej duke shijuar një drekë të lirshme me nxënësin e saj model Jordan Barrett në restorantin Amante, sot në Ibiza.

47-vjeçarja shihej që dilte jashtë dritares së restorantit për të tymosur teksa kalonte pasditen me bukuroshin australian, disa ditë pas zhurmave se Jordan është fejuar me Stella Maxwell.

Jordan ka ardhur në Spanjë për sesionin e fundit të fotografive, dhe shoqërohet nga përfaqësuesja e tij e biznesit, që është në fakt Kate.

Jordan shihej edhe ai që dilte jashtë dritares për të tymosur, duke shfaqur fizikun e tij muskuloz me një kanotiere blu dhe disa varëse floriri.

Më herët Jordan kishte shpërndarë një seri fotosh me përfaqësuesen e tij Kate, ku ai dhe modelja 47 vjeçare dukeshin në formë të shkëlqyeshme.

Si gjithmonë Kate shfaqte sensin e saj të thjeshtë të jetesës, duke u veshur me një kanotiere te zezë, teksa qëndronte pranë Jordan për fotografitë.

Kate, e cila raportohet se ka për të dashur Nikolai von Bismarck prej vitit 2015, ka si klientë në agjencinë e saj mes të tjerëve bijën e vet Lila dhe këngëtaren Rita Ora.

Kate ka treguar kohët e fundit sekretet e saj për t’u dukur ende e re, siç ishte lënia e alkoolit në 2018. Supermodelja thotë se tani bie për të fjetur në ora 11 dhe ka nevojë për tetë orë gjumë.

Zhvillimet janë një ndryshim i madh nga jeta e saj e mëparshme e dashurisë për alkoolin, ku sipas pohimeve niste të pinte verë ‘prosecco’ në 8.00 të mëngjesit dhe vodka në drekë, teksa prej te pirit miqtë i kishin vënë pseudonimin “Depozita”.

FOTO GALERI
1/12
Moss fotografohej duke shijuar një drekë të lirshme me nxënësin e saj model Jordan Barrett në restorantin Amante, sot në Ibiza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA