Vlora e rrethuar nga flakët. Vatra zjarri në Karaburun, Orikum e Selenicë

30/07/2021 12:15

Këta janë ushtarë të repartit të Poshnjes në Berat. Janë dërguar në Vlorë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që kanë pushtuar zonën e Karaburunit.

Për të mbajtur nën kontroll flakët përdorin vetëm lopata dhe degë pemësh.

Për shkak se zona është pa rrugë dhe në lartësi, mjetet zjarrfikëse nuk mund të hyjnë aty dhe nuk ka asnjë mjet tjetër për të fikur flakët.

Vetëm kur zjarri mbërrin pranë rrugës apo zonave të banuara ndërhyjnë zjarrëfikësi.

Prej disa ditësh Vlora është e rrethuar nga zjarret që kanë përfshirë zonën e Radhimës, zonën pranë Orikumit dhe Karaburunin. Një vatër tjetër është në Selenicë.

Kjo është pamja gjatë natës e Karaburunit, gjerdanët e zjarrit po ecin dhe duket se do ndalen vetëm pasi të arrijnë në bregun e detit.

Zjarret që kanë rënë në gjithë zonën janë të qëllimshme dhe më së shumti janë vendosur nga barinjtë që ripërtërijnë kuotat e bagëtive.

Top Channel