U dëmtua kabulli i tensionit, rikthehet energjia elektrike në 3 zona të Tiranës

30/07/2021 13:47

Dy fidera në Tiranë janë stakuar pas dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm, duke lënë pa energji një pjesë të rrugës “Don Bosko”, rruga “Siri Kodra” dhe një pjesë të “Rrugës së Dibrës”.

Tashmë defekti është rregulluar dhe tashmë zona është e pajisur me energji elektrike.

Pershendetje/

Njoftim për abonentët #Tiranë. Si pasojë e dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm nga një palë e tretë,  dy fidera të NST Rajonal, A1 dhe A4, janë stakuar duke lënë pa energji një pjesë të rrugës “Don Bosko”, rruga “Siri Kodra” dhe një pjesë e “Rrugës së Dibrës”.

Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Aktualisht OSSH ka kryer manovrime duke i dhene energji permes linjes alternative zones se “Siri Kodres” dhe “Rruges se Dibres” deri ne eliminimin e plote te defektit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel