Lidhur me zjarret e ditëve të fundit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut të saj Arben Shehu, ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit.

Inspektorët e KLSH kanë nisur kontrolle në të gjitha qytetet problematike ku situata paraqitet më e rëndë .Kontrolli do të verifikoj menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve ,duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative .

KLSH gjithashtu do të verifikoj tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve .

Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate ,do të ketë referime përkatëse në prokurori.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ky zjarri po i afrohet parkut të Llogorasë si dhe vend hedhja e mbeturinave në Fier.

Top Channel