Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se një makinë ka humbur kontrollin dhe nga shpejtësia e lartë është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur dhe  shkak i humbjes se kontrollit dyshohet të jetë bërë gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel