Po punonte në karburant, kur papritur i shpërthen bombola e gazit/ Plagoset 28-vjeçari në Ksamil

30/07/2021 12:22
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është plagosur sot, pasi teksa po punonte në pikën e karburantit, ka shpërthyer një bombol gazi.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 11:26 në Ksamil. Shkak dyshohet të ketë pakujdesia e shtetasit me iniciale F.I.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë dhe kanë shuar flakët, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plote të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjëhershëm i zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel