Moderatorja Lei Kraja është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private. Bukuroshja tha për “Pushime On Top” se është mjaft romantike dhe se “nuk është vetëm”.
Flori Gjini: Gjatë verës nuk ka ndonjë flirt?
Lei Kraja: Flirt kemi. Jam tip romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem, nëse jo, më mirë vetëm.
Flori Gjini: Kush e ka lënë vetëm Lein?
Lei Kraja: Vetëm? Kush tha që jam vetëm. Nuk mund të them që jam vetëm, nuk mund të them që jam single, sepse unë kam thënë që jetën private nuk e zbuloj. Por, kur të martohem do ta zbuloj tek ti.
Flori Gjini: Me kë ke ardhur në Palasë?
Lei Kraja: Me vëllain kam ardhur. Unë jam shumë e sinqertë, siç e ke parë edhe në intervista. Bekimi është vëllai im i preferuar, mos ju ngelet hatri dy të tjerëve.
Pjesë e intervistës së Leit për “Pushime On Top” u bë edhe vëllai i saj, Bekimi. Ai tregoi me bindje se e motra është këmbëngulëse si natyrë dhe “e merr gjithmonë atë që do”.
Top Channel