Korça në valën e të nxehtit/ temperaturat në qytet 10 gradë mbi normalen

30/07/2021 15:18

Ditët e nxehta janë të pazakonta për verën në Korçë e gjithsesi qytetarët janë detyruar që t’i drejtohen parqeve dhe lulishteve që t’i shmangen vapës ndërsa të tjerë vijnë nga qytete edhe më të nxehta për të shijuar freskinë e Korçës.

Ndryshe nga sa ndodh me të rinjtë që i drejtohen plazheve për moshën e tretë i nxehti mbetet më problematik ndaj këta të fundit shfrytëzojnë natyrën por edhe freskohen me mënyra rrethanore nga kompresat me ujë të ftohtë deri tek shatërvanet apo çezmat. Në prag fundjave të tjerë zgjedhin të pushojnë në Korçë, Pogradec apo fshatra turistike.

Edhe pse temperaturat janë disa herë më të larta se zakonisht, krahasuar me qytetet e tjera juglindja është më e freskët ndaj janë të shumta rezervimet për këtë fundjavë.

Top Channel