Kapet 7 kg kokainë/ Ngarkesa e 4 në kontenierët e kompanisë së bananeve brenda një muaji

30/07/2021 01:21

Një tjetër sasi lënde narkotike kokainë u kap në portin e Durrësit në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Policia njoftoi se gjatë operacionit të koduar “Rada”, u zhvilluan kontrolle gjatë pasdites së djeshme dhe si rezultat i veprimeve hetimore u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Operacioni “Rada” ka nisur 13 korrik në Portin e Durrësit dhe kjo është hera e katërt në një kohë të shkurtër që në kontenierët e së njëjtës kompani u gjet kokainë. Në rastet e mëparshme është sekuestruar nga 11.5 kg, 7.5 dhe 6.5 kilogram kokainë.

Top Channel