Sot u bë dita e 4 që qyteti i Fierit u zgjua nën rene toksike të plehrave që digjen në fushën e mbetjeve në Mbrostar.

Mbrëmjen e së enjtes deputeti i PD në Fier Luan baci nga zona e fushës së mbetjeve tha se situta është alarmante, dhe akuzoi bashkinë se nuk ka bërë asgjë për këtë situatë.

Ndërkohë Inceneratori i Fierit në një deklaratë për gjithcka sa po ndodh sqaroi se, ata në fakt janë gati prej një viti dhe e kanë vënë në dijeni bashkinë dhe Ministrinë e Mjedisit, por bashkia e Fierit nuk i çon mbetjet pavarësisht se është njoftuar që në muajin prill të vitit 2020.
Nga ana tjeter kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi tha se situata do të normalizohet shumë shpejt, dhe se po punohet për rehabilitimin e rrugëve që do t’i çojnë mbetjet tek inceneratori.

Subashi: Ajo çfarë ka ngelur në ditët e fundit të punës sonë është rehabilitimi i rrugëve që do të na çojnë tek inceneratori sepse vendi ku është nuk i ka pasur rrugët e bëra. Së dyti jemi duke përfunduar një stacion për transferimin e mbetjeve sepse nga qyteti i Fierit deri tek inceneratori është një distancë e konsiderueshme dhe nuk mund të shkojnë mjete teknologjike që ne kemi për pastrimin e mbetjeve, të shkojnë gjithë natën se do ishte humbje kohe dhe shpenzim pafund. Ndërtimi i një stacioni dhe blerja e mjeteve të reja për transferimin e mbetjeve është në ditët e fundit dhe ndofta 30 gushti do të jetë afati maksimal ku mund të mbyllim përfundimisht këtë fushë të depozitimit të Fierit dhe të fillojmë trajtimin tek inceneratori.

E rëndësishme është fakti që situata është nën kontroll. Dita e nesërme ose e pasnesërme merret plotësisht situata nën kontroll.
Subashi dha datën 30 gusht si afati maksimal kur mund të mbyllet përfundimisht kjo fushë e depozitimit të Fierit dhe të fillojë trajtimi tek inceneratori.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm aty janë parë të mbërrijnë kamione dhe mjete të tjera pastruese për të mbuluar disi situatën, por qytetarët ende po ndeshen me një ajër mbytës, pasi sasia e madhe e plastikës që është depozituar, vështirëson punën për fikjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA