“Ballkani i hapur”, Gërvalla: Iniciativë shumë e rrezikshme për Kosovën!

30/07/2021 16:44

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shfaqi një skepticizëm të thellë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”.

“Si Republikë e Kosovës, nismën e Novi Sadit, mini-Shengenit, i cili që nga dita e djeshme është Ballkani i Hapur, e konsiderojmë të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët, si rajon, drejt BE-së, dhe përçimin i këtij mesazhi e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”.

“Ne kemi një proces të përbashkët rajonal ku jemi të gjitha vendet e rajonit dhe ky proces quhet Proces i Berlinit, në kuadër të të cilit për disa vite synojmë të shtyjmë përpara marrëveshjet që prekin të gjithë qytetarët. Në këtë iniciativë, Republika e Kosovës është shtet i barabartë me pesë shtetet tjera të Ballkanit”, shtoi kryediplomatja kosovare në një konferencë të përbashkët me homologun e saj në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.

Procesi i Berlinit i përmendur prej, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, nisi në vitin 2014, me qëllim mbështetjen e të një ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit. Gërvalla shtoi se “Ballkani i Hapur” vë në pikëpyetje edhe qëllimet gjeostrategjike që ka rajoni.

Top Channel